Haradinaj: Pagën minimale do ta bëjmë 200 euro

Haradinaj: Pagën minimale do ta bëjmë 200 euro

Kandidati për kryeministër të vendit nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Ferizaj se nëse merr udhëheqjen e Qeverisë pas zgjedhjeve të 11 qershorit, paga minimale në vend do të shënojë rritje.

“Paga minimale do të ngrihet në 200 euro”, ka thënë Haradinaj, në një tubim të AAK-së në Komunën e Ferizajt.

Haradinaj ka thënë se do të rriten për 30 për qind pagat e shërbyesve publikë, të administratës, shkruan Insajderi. Haradinaj ka paralajmëruar edhe rritje pensionesh, nëse bëhet kryeministër.

“Do të punojmë edhe për njohjen e stazhit të punës”, ka thënë po ashtu Haradinaj në Ferizaj. /Insajderi.com