Haradinaj paraqet listën e kandidatëve për deputetë

Haradinaj  paraqet listën e kandidatëve për deputetë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur para Këshillit Drejtues listën e kandidatëve për deputetë nga kjo parti politike.

Ai i përshkroi këta kandidatë si persona me “përvojë politike e institucionale”, “intelektualë” e “ekspertë të respektuar”, njofton Insajderi.

“Sa i përket listës së kandidatëve, Aleanca i jep Kosovës garancën, me njerëzit më të mirë që i ka vendi, në një proces që po vjen, të qeverisjes, të reformave, të ecjes para të vendit, por edhe të ruajtjes së ekuilibrit politik e institucional. Aty përfshihen njerëz me përvojë politike dhe që kanë pasur përgjegjësi institucionale, intelektualë e ekspertë të respektuar në fushat e tyre por edhe njerëz që për herë të parë që garojnë në zgjedhje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjatë një ceremonie, lideri AAK-së, tha se në plan të parë është ekonomia, duke premtuar “Fondin e Mbijetesës”, me vlerë prej 1 miliardë euro.

“Programi ynë është i punuar me kujdes, ku në plan të parë është ekonomia e vendit. Aty përfshihet fondi 1-miliardësh për rimëkëmbje, i cili jo vetëm që e ndal rënien ekonomike, por me të vërtetë e bën ndryshimin, për shumë qytetarë të Kosovës”.

Haradinaj ka folur edhe për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në NATO.

Ish-kryeministri në këto zgjedhje kandidon për postin e presidentit. /Insajderi.com

 

E vërtetë është se Kosova është ndryshe, e vërtetë është se 14 shkurti do të jetë ndryshe nga zgjedhjet e tjera, për…

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, 15 January 2021