Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla e ka mirëpritur vendimin e KQZ-së për rinumërim të 494 vendvotimeve. Ajo po ashtu foli edhe rreth sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq, njofton Insajderi.
Ajo tha se e dënon ashpër aktin vandal të rrahjes së djalit të politikanit Nenad Rashiq që i takon komunitetit serb, pa marrë parasysh motivet.
Sipas saj, fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve e aq më pak atë brenda komunitetit të tyre.
Haradinaj-Stublla gjithashtu dënoi ashpër edhe dhunën psikike e verbale që po ndodhin brenda institucionit të KQZ-së./Insajderi.com