Haradinaj pas takimit: Kemi diskutuar shumë aspekte të dialogut

Haradinaj pas takimit: Kemi diskutuar shumë aspekte të dialogut

I pari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka të pamundur të flas për gjendjen e koalicionit qeverisës midis tri subjekteve politike, njofton Insajderi.

Pas takimit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, lideri i AAK-së tha se ishte një takim i dobishëm dhe se kanë diskutuar për shumë çështje të dialogut.

”Kemi diskutuar shumë aspekte të dialogut, besoj se ka qenë takim i dobishëm”, ka deklaruar ai, duke mos folur më gjatë. /Insajderi.com