
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me të dërguarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Haradinaj tha se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të “përshpejtojë përpjekjet”, për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, tha ndër tjerash Haradinaj.
Lideri i AAK-së, po ashtu theksoi se, “se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancat e partnerëve strategjikë”, pas marrëveshjes ekonomike në Uashington.
Emisari i Bashkimit Evropian në ditën e dytë të vizitës së tyre po takohet me liderët partiakë dhe me deputetin, Enver Hoxhaj. /Insajderi.com
Prita në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajcak, me të cilin diskutuam për zhvillimet dhe…
Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 14. Oktober 2020