Haradinaj pas takimit me PDK-në: Nuk diskutuam për postin e presidentit e as për zgjedhjet

Haradinaj pas takimit me PDK-në: Nuk diskutuam për postin e presidentit e as për zgjedhjet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë pas takimit me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës se nuk kanë diskutuar për zgjedhjet apo postin e presidentit.

Haradinaj theksoi se ky takim është zhvilluar në saje të zhvillimeve të fundit të cilat kanë ndodhur në vend.

“Qëllimi ishte të shprehet një përkrahje në këto rrethana të reja në zhvillimet që po ndodhin me aktakuzat”.

Në krye të PDK-së tash është Enver Hoxhaj i cili e ushtron këtë pozitë për shkak se Kadri Veseli është tërhequr nga aktivitetet politike shkak i aktakuzës nga Gjykata Speciale. /Insajderi.com