Kryeministri pastron xhamat e Qeverisë

Kryeministri pastron xhamat e Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me të dalë sot në punë ka nis pastrimin e objektit që u njollos me ngjyrë nga protestuesit e djeshëm.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se respekt për protestuesit mirëpo mos dëmtoni institucionet.

“Vetë kam humbur njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndiej thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen. Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.  Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit. Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend”, ka shkruar Haradinaj.

Persona ende të panjohur dje pas përfundimit të protestës “Drejtësi për Astritin”, kishin hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit qeveritar.

Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar dy persona të dyshuar ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga ky akt.