Haradinaj: PDK na ka borxh votat për president

Haradinaj: PDK na ka borxh votat për president

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka vazhduar të insistojë që posti i presidentit i takon kryetarit të këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Ai në një intervistë për RTV21, tha se ka marrë përkrahjen e një numri të deputetëve.

Rreth Partisë Demokratike të Kosovës, Haradanaj theksoi se kjo parti ia ka borxh votat që Haradinajn ta bëjë të parin e vendit.

“Jemi në konsultime me partitë politike”, tha deputeti teksa fliste për postin i cili pas dorëheqjes së Hashim Thaçit është i lirë. /Insajderi.com