Haradinaj për Gërvallën: Nuk polemizoj me pasardhësit e heronjve

Haradinaj për Gërvallën: Nuk polemizoj me pasardhësit e heronjve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dhënë përgjigje të prerë debatit të ngritur kohët e fundit lidhur me vlerat e luftës së UÇK-së dhe përpjekjeve për liri në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme.

Haradinaj, përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sa herë kur ka qenë në pyetje interesi kombëtar dhe ai shtetëror, ka kapërcyer kufijtë partiak dhe ka tejkaluar vetveten.

Kreu i AAK-së ka arsyetuar pasardhësit e personaliteteve të shquara kombëtare, që për shkak të rrethanave jetësore, ata nuk kanë mundur të jenë gjithherë të jenë në lartësinë e prindërve të tyre.

“Unë asnjëherë nuk do e lejoj veten që të polemizoj me pasardhësit e heronjve, por, gjithmonë do e ndjek rrugën e tyre në shërbim ndaj Atdheut. Deri në frymën e fundit!”, ka shkruar Haradianaj./Insajderi.com