
Ish-deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar ministrin e mbrojtjes, Armend Mehaj, duke thënë se po ua ndalon makinat gjeneralëve të Ushtrisë.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se zyrtarët e qeverisë po shkojnë me makina zyrtare në bregdet, dhe fëmijët i dërgojnë në çerdhe me po të njëjtat makina.
“Në kohën kur Kosova po bën përpjekje për ta fuqizuar ushtrinë e saj, ministri i Mbrojtjes iu ndalon makinat gjeneralëve të Ushtrisë. Në bregdet po shkoni me makina zyrtare, edhe fëmijët në çerdhe i dërgoni me të njëjtat makina’’, ka shkruar ai.
Haradinaj po ashtu ka kërkuar nga ministri Mehaj të reflektojë, duke thënë se ky vendim nuk i bën nder as Kosovës as ushtrisë./Insajderi.com
Në kohën kur Kosova po bën përpjekje për ta fuqizuar ushtrinë e saj, ministri i Mbrojtjes iu ndalon makinat gjeneralëve…
Posted by Daut Haradinaj on Wednesday, May 12, 2021