Haradinaj për takimin Biden – Merkel: Do ta përshpejtojnë njohjen reciproke Kosovë – Serbi

Haradinaj për takimin Biden – Merkel: Do ta përshpejtojnë njohjen reciproke Kosovë – Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mirëpresë sot në takim në Shtëpinë e Bardhë kancelaren gjermane, Angela Merkel, njofton Insajderi.

Këtë takim e ka përshëndetur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai thotë se ka bindjen se dyshja, liderë të botës së lirë, do të përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi mes Bidenit dhe Merkelit është i mirëpritur dhe i nevojshëm për të adresuar të gjitha çështjet e hapura në Ballkan”, ka shkruar ai në Twitter.

“Qëndroj i bindur se udhëheqësit e botës së lirë do të bien dakord për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”, ka shkruar më tej Haradinaj. /Insajderi.com