Haradinaj për vizitën e Thaçit në veri: Unë shkoj atje pa media

Haradinaj për vizitën e Thaçit në veri: Unë shkoj atje pa media

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizita e djeshme e presidenti, Hashim Thaçi, në Liqenin e Ujmanit dhe pikën kufitare në Bërnjak janë normale.

“Ujmani është i të gjithëve që jetojnë në Kosovë. Edhe presidenti është i të gjithëve, i gjithë vendit. Ka shkruar në veri, duhet të shkojë prapë, në çdo pjesë të vendit. Edhe veriu është Kosovë”, ka thënë Haradinaj në konferencën e mbajtur pas kthimit nga New York.

Haradinaj duke folur për këtë vizitë, ka thumbuar presidentin.

“Është e paraparë që presidenti të zhvillojë vizita nëpër zona të ndryshme brenda vendit të vet. Edhe unë kam qenë në vazhdimësi në veri, por ma media”.

“Është normale që ka ndodhur vizita. Është e arsyeshme që ka ndodhur – nuk është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën”.