
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka përkujtuar 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës.
Përmes një postimi të tij në Facebook, ai ka thënë se në këtë 21 vjetor përulen para sakrificës së dëshmorëve.
Sipas tij trimat e Llapit në këtë betejë nisën një kapitull të ri të luftës çlirimtare.
“Në 4 ditë luftime me armikun e pabarabartë, por faqebardhë e fitimtarë.Trimat e Llapit, nisën një kapitull të ri të Luftës Çlirimtare. Në 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës, përulemi pranë sakrificës së Dëshmorëve: Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli e Jetullah Kastrati”, ka shkruar Haradinaj.