Haradinaj përkujton dëshmorin e UÇK-së: Në ditën e masakrës së Reçakut, kishte mbushur 35 vjet

Haradinaj përkujton dëshmorin e UÇK-së: Në ditën e masakrës së Reçakut, kishte mbushur 35 vjet

Kryeministri në detyrë i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ahmet Kaçikun, dëshmorin e UÇK-së.

Ai përmes Facebook, ka shkruar se Kaçiku në ditën e masakrës së Reçakut kishte mbushur 35 vjet.

“Ishte komandant brigade dhe me sytë e tij, pa motrat e vëllezërit e tij të masakruar në mënyrën më çnjerëzore, por ai pa edhe heroizmin e bashkëluftetarëve të tij, tani dëshmorë: Ali Beqa, Ismail Luma, Mehmet Mustafa Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, Skënder Çarri, Nazim Kokallari, Sadik Mujota, Lutfi Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani e Ragip Bajrami”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Pas masakrës, Kaçiku ishte bashkuar me UÇK-në duke u kthyer nga mërgimi në përgjigje të atdheut.