Haradinaj përkujton martirët dhe heronjët e Lubizhdës së Hasit

Haradinaj përkujton martirët dhe heronjët e Lubizhdës së Hasit

Kryemnistri Haradinaj ka përkujtuar heronjët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit, duke e vlerësuar lartë sakrificën e tyre, dhe ka vënë gurthemelin për ndërtimin e “Kullës së Qëndresës”.

“Në nderim të martirëve dhe heronjve në Lubizhdë të Hasit, kujtojmë me pietet sakrificën e tyre madhore për këtë tokë. Liria e atdheut, në themelet e saj ka të gdhendur emrat e dëshmorëve, nga tani të dekoruar “Heronjë të Kosovës” nga Presidenti i vendit. Kulla Muze – “Kulla e Qëndresës”, të cilës i kemi vënë sot gurthemelin, është shenjë dhe dëshmi se Hasi është përgjakur prej armiqve shumë herë në histori. Në gjithë historinë e shqiptarëve, që nga Lidhja e Prizrenit e deri të UÇK, Hasi e ka dhënë pjesën e vet të kontributit për liri.”, ka thënë Haradinaj.