Haradinaj përmend dy data kur vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Haradinaj përmend dy data kur vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeministri i Haradinaj po e sheh si tejet të  thjeshtë çështjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit javë më parë.

Ai ka thënë se zgjedhjet mund të mbahen në shtator ose edhe në fillim të tetorit nëse partitë politike dëshirojnë më shumë kohë.

“Mund të shkojmë në zgjedhje në shtator ose nëse dëshirojmë pakëz kohë, në javën e parë të tetorit”, deklaroi Haradinaj gjatë ditës së sotme.

Ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi mund ta dërgojë vendin në zgjedhje brenda 5 minutave, pasi që sipas tij të gjitha partitë politike po dëshirojnë zgjedhje.

“Mendoj se ai i ka pesë minuta punë që ta çojë vendin në zgjedhje. Presidenti e ka situatën më të thjeshtë para vetes”, ka theksuar ai.

“Nuk i kërkon shumë punë. I mbledhë partitë, ua jep nga një opsion. Të gjitha partitë kanë kërkuar zgjedhje, dhe ja i kemi zgjedhjet”, ka thënë ai

Ndryshe nga Haradinajt dy ministrat nga PDK-ja Abelard Tahiri dhe Bedri Hamza, kanë thënë se KQZ nuk ka buxhet për zgjedhje të reja.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili edhe para disa muajve kishte deklaruar se nuk ka buxhet për të shkuar në zgjedhje gjatë këtij viti, e ka mbështetur deklaratën e Tahirit.

“Brenda KQZ-së nuk ka fonde për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Hamza.