Haradinaj përsëri: Ujmani është i yni, pranojmë bashkëpunim vetëm me SHBA

Haradinaj përsëri: Ujmani është i yni, pranojmë bashkëpunim vetëm me SHBA

Lideri i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur që sërish të komentojë zhvillimet e fundit për marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.

Përmes rrjetit social Facebook, Haradinaj ka përsëritur se Ujmani është i Kosovës dhe se pranon bashkëpunim vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e energjisë dhe ujërave.

“Unë nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës. Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm ShBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë. Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujrave”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.com