Haradinaj përshendet votimin e Rimëkëmbjes Ekonomike në Komisionin Parlamentar

Haradinaj përshendet votimin e Rimëkëmbjes Ekonomike në Komisionin Parlamentar

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka kaluar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe pritet të votohet në kuvend. Këtë akt e ka përshëndetur lideri i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se jetësimi i Rimëkëmbjes Ekonomike do të jetë një ndihmë e madhe për ekonominë.

“Pas një vonese të gjatë, mirëpres dakordimin e forcave politike për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. Izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi. Miratimi i këtij ligji të premten, përpos se është lajm i mirë për vendin, do të jetë një ndihmë për ekonominë, e domosdoshme për kohën në të cilën po kalojmë”, tha Haradinaj në Facebook.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike tash e një kohë nuk ka kaluar për shkak të refuzimit të opozitës për të mbështetur një projektligj për Rimëkëmbje Ekonomike sipas versionit qeveritar. /Insajderi.com