Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se përveç Atifete Jahjagës, të gjithë presidentët e tjerë kanë qenë partiak, transmeton Insajderi.
Kështu është shprehur ai derisa ka komentuar nominimin që partia e tij e ka bërë për president.
“Një rast e kemi pasur një president jopartiak, e që quhet presidente e zarfit dhe ka qenë Atifete Jahjaga. Madje e kam votuar. Kronologjia politike e pasluftës, del që liderët partiakë kanë qenë president të vendit, prej Ibrahim Rugovës, Fatmir Sejdiut, Hashim Thaçi edhe tash Vjosa Osmani”, tha Haradinaj në “Kallxo Pernime”.
“Nuk është meritë apo faj i joni që sot jemi në zgjedhje për president. Ne sot i kemi 3 pozita vakante. Nuk kemi kryeministër, nuk kemi president e nuk kemi kryetar Kuvendi. Në këtë rast, AAK e ka nominuar kandidatin e vet për president dhe natyrisht i kemi kandidu 109 të tjerë për parlament të Kosovës. Kjo është legjitime dhe krejt e moralshme”, shtoi ai. /Insajderi.com