Haradinaj premton  edhe një kamp tjetër Bondsteel por s’ka lidhje me ushtrinë

Haradinaj premton  edhe një kamp tjetër Bondsteel por s’ka lidhje me ushtrinë

Kandidati për kryeministër i PDK-së, AAK-NISMA dhe partive të tjera të vogla në këtë koalicion, Ramush Haradinaj, ka bërë një premtim interesant në Gilan.

Në një takim me qytetarë të Gilanit, Haradinaj ka dhënë një premtim që lidhet me Ferizajn.

Kur është pyetur për zhvillim ekonomik ai ka marrë shembullin e kampit ushtarak amerikan Bondsteel që gjendet në Ferizaj. Por Haradinaj tha se planifikon të ndërtoj një Bondsteel të dytë, por jo ushtarak.

“Boondsteeli është krenari e shqiptarëve. Ushtria që është gardian e lirisë së popujve që është gardian i yni i lirisë, është e vendosur tek ne. Krahas kësaj baze do të ishte një krenari që do ta kishim një Boondsteel ekonomik, ekonomi amerikane në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj.

Madje përpos përfitimit ekonomik, sipas Haradinajt ky “kamp ekonomik amerikan” do të shërbente edhe për dicka tjetër.

“Kur të vjen naj kryetar i Amerikës do ta sheh edhe Boondsteelin ekonomik”, ka thënë Haradinaj.