
Kryeministri Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështetje paradës së komunitetit LGBTI që do të mbahet sot në Prishtinë.
“Orientimi seksual është përcaktim individual në secilën shoqëri dhe si i tillë duhet respektuar”.
“Është fat i madh që duke qenë shtet i ri ne kemi Kushtetutën, që siguron liri individuale për të gjithë”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook, përcjell Klan Kosova.
“LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale, për të qenë të lirë dhe sigurt në shfaqjen e përcaktimit të tyre”.