Haradinaj premton ndërtimin e teleferikut te shkallët e Arbërisë

Haradinaj premton ndërtimin e teleferikut te shkallët e Arbërisë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka premtuar se do të ndërtojë një teleferik te shkallët e lagjes Arbëria në kryeqytet.

Siç ka bërë të ditur ai, në këtë mënyrë do të u lehtësohet qytetarëve lidhja më e shpejtë me qendrën e qytetit.

“Lagja Arbëria do të kthehet në njërën nga zonat më atraktive të kryeqytetit me një projekt publiko – privat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor. Në garë për të parin e kryeqytetit, përveç Haradinajt, janë edhe Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës si dhe Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re./Insajderi.com