Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka mbajtur një takim me qytetarët e komunës së Vushtrrisë. Haradinaj para qytetarëve të kësaj komune ka premtuar se së shpejti do të përfundojnë punimet në këtë qytetet që ish dashur të përfundonin më herët.
“Vushtrria një vend i qytetëruar, një vend i traditës i atdhedashurisë. Me AAK dhe kolegët tanë, në Vushtrri pritet jo punë por pritet të përfundojnë shumë punë të cilat kanë mundur të përfundojnë edhe dikur”, ka thënë ai.
Haradinaj më tutje ka thënë se me qeverisjen e tij bashkatdhetarët nuk do të presim me orë të tëra për të ardhur në Kosova dhe as nuk do të paguaj për karton të gjelbër.
“Motra dhe vëllai jonë që është në diasporë, s’do të paguajë më kartonin e gjelbër, e me prit shumë orë për me ardhur në Kosovë. Unë e kam përgjegjësi me e ndryshuar Kosovën, është fillim i ri, një nisje e re në këtë vend, se i zoti i punës në këtë rast jam unë, kam përkrahje nga AAK, Nisma e PDK”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Haradinaj po ashtu tha se në momentin që zgjedhet kryeministër, do t’ju qëndroj afër të gjithë atyre që kanë qëllime për të hyrë në biznes.
“180 mijë ferma janë në Kosovë, shumë familjar që kanë tokë e shtëpi e oborr, që munden të bëjnë diçka, por ne nuk shkuam tek ata e t’i pyesim çka mund t’iu ndihmojmë. Por me qeverinë Haradinaj, të gjithë ata që duan me nis diçka nuk janë më vetëm”, është shprehur Haradinaj./Insajderi.com