Haradinaj premton ‘shërim’ të shëndetësisë

Haradinaj premton ‘shërim’ të shëndetësisë

Handidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot  Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Pas takimit lideri i AAK-së, ka treguar se me menaxhmentin e fakultetit kanë biseduar për shumë tema duke theksuar se qeverisja e tij e ka për synim “shërimin” e shëndetësisë, njofton KlanKosova.

Haradinaj është shprehur se synojnë që të ngrisin bashkëpunimin në mes të fakultetit dhe QKUK-së.