Haradinaj premton zgjidhje për banorët e fshatrave të Ferizajt

Haradinaj premton zgjidhje për banorët e fshatrave të Ferizajt

Në protestën e organizuar nga deputeti Labinot Tahiri, sot ka qëndruar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

I pari i qeverisë ka premtuar zgjidhje për banorët e fshatrave: Bablak, Lubovc, Tërn, Koshare dhe Slivovë.

Kryeministri është zotuar se problemet e këtyre banorëve do të zgjidhen në afat optimal.

“Si Kryeministër i vendit, qëndrova sot në Babush, për të mësuar nga afër për shqetësimin e banorëve të kësaj ane. U zotova, se në afat optimal, do të gjendet zgjidhje që të kalohen etapat e mbetura rreth problemit të rrugës, që lidhë fshatrat Bablak, Lubovc, Tërn, Koshare dhe Slivovë me magjistralen e Ferizajt. Qeveria do t’u përgjigjet gjithmonë kërkesave legjitime të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në facebook. /Insajderi.com