Haradinaj prezanton një kandidat për deputet nga Deçani

Haradinaj prezanton një kandidat për deputet nga Deçani

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në kuadrin e përgatitjeve për fushatën elektorale, ka prezantuar edhe një kandidat të ri për deputet nga Deçani, njofton Insajderi.

Ai në profilin e tij në Facebook, prezantuar profilin e Sami Cacaj, i cili rrjedhë nga familja e dëshmorit Nagip Cacaj.

Haradinaj kandidaturën e Cacajt për deputet e konsideron vlerë të shtuar për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Komentin e tij Hradinaj e ka përmbyllur me urimin “Na priftë e mbara Sami”./Insajderi.com