Haradinaj publikon letrat e dorëheqjes

Haradinaj publikon letrat e dorëheqjes

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka publikuar letrat e dorëheqjes nga detyra, shkruan Insajderi.

Ai në Facebook ka shkruar se i ka njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

Ai ka ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshmë për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale.

“Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje”, ka shkruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj ditën e premte të datës 19 korrik, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Këtë vendim e ka marrë pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë që do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit./Insajderi/