Haradinaj pyetet për heqjen e padisë nga Rama: “Ramushi s’lëkundet me padi – për mua si ke, si s’ke”

Haradinaj pyetet për heqjen e padisë nga Rama: “Ramushi s’lëkundet me padi – për mua si ke, si s’ke”

Ramush Haradinajt nuk i ka bërë fort përshtypje tërheqja e padisë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama e kishte paditur Haradinajn për shpifje, pasi ky kishte thënë se ai ka marrë para për ta ndarë Kosovën.

Haradinaj megjithatë nuk e ka parë me shumë rëndësi këtë heqje padie, siç nuk e kishte parë as kur ishte bërë ajo fillimisht.

“Me mëndu që Ramushin e lëkundin me padi është gabim total”, ka thënë Haradinaj në T7, njofton Insajderi.

“Për mua si ke si s’ke (padia), njëjtë është”.

Megjithatë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se e çmon faktin se Rama ia vlerëson kontributin në luftë.

“Vlerësimi i tij për luftën dhe familjen e çmoj, por heqja e padisë nuk është ndonjë vlerë. Tash ma liron komunikimin. Por, në ato që kam besuar nuk i ndryshoj”.

“Nuk e kam bërë për inat atë pozicionim por është bindje e imja. Ndarje jo, se ne kemi shpallur pavarësinë. Ky është kompromisi jonë”./Insajderi.com