Haradinaj: Qasja e Kurtit dhe Osmanit është diktatoriale

Haradinaj: Qasja e Kurtit dhe Osmanit është diktatoriale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar të martën se qasja e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit “është diktatoriale”.

Këtë Haradinaj e tha në Klan Kosova, teksa po komente Ligjin për Zgjedhje të cilin Qeveria donte ta miratonte një ditë para votimit të Presidentit.

“Nuk mendoj se fituesi duhet me u sjellë në këtë mënyrë. Nëse ka vetëbesim, pra nëse ke fituar, s’ke arsye me u sjellë në këtë mënyrë me opozitën e të tjerët. Kërcënimi i bën më të dobët fituesit. Ai që kërcënon ka problem me veten. Osmani e Kurti kanë problem me veten. Ajo qasje nuk është e  demokracisë, është e diktaturave. Është një diktaturë e pastër”, tha Haradinaj.

Haradinaj, po ashtu kontestoi zgjedhjen e Vjosa Osmanit në krye të presidentes.

Madje, sipas tij VV “ka angazhuar sekser” për t’i siguruar vota Osmanit që ta arrijë pozitën e Presidentit. /Insajderi.com