Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se Qeveria Kurti e ndihmuar nga Lista Serbe ka ndërruar rendin e ditës në seancën e Kuvendit dhe po nxitohet që ta aprovojë buxhetin, përcjell Shqip.com.
Në një adresim për media nga Kuvendi, Haradinaj theksoi se do të votojnë kundër buxhetit në fund të diskutimit.
“Qeveria po nxitohet me aprovu buxhetin, e ndihmuar nga Lista Serbe. Kryeministri Kurti duke u nxituar me votu ligjin për buxhetin pa buxhetim të ligjit të pagave me ndihmën e Listës Serbe iu siguroj që po i ndihmon agjendës së Serbisë. Pra, po e pengon në ecjen e qëndrueshme të Kosovës.
Tutje, kreu i AAK-së i ka bërë thirrje Kurtit që “të mos fshehet nga koalicioni me Listën Serbe” dhe t’i dal përballë çështjes së marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.
“I bëj thirrje Kurtit mos e fshih sepse po hetohet që është një koalicion me Listën Serbe , ti del përballë çështjes së marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, t’i drejtohet presidentit të Amerikës me kërkesë për marrëveshjen finale”, ka shtuar Haradinaj.
Ndërkohë, të premten është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.
Kurse, nga ora 18:00 do të vazhdohet seanca plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor./Insajderi.com