Haradinaj – Qeverisë: Mos i trajtoni kështu qytetarët

Haradinaj – Qeverisë: Mos i trajtoni kështu qytetarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria që të reflektojë e të mos i trajtojë qytetarët si në rastin e sotëm kur shumë të moshuar ishin grumbulluar para Qendrës së Vaksinimit “1 Tetori”.

Kjo kishte shkaktuar tollovi të madhe me çka edhe intervenimi i Policisë ishte i nevojshëm.

“Këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim. Këto pamje prekin ndërgjegjen e secilit”, ka shkruar Haradinaj.

Opozita po e cilëson këto pamje si “keqmenaxhim” i Qeverisë. /Insajderi.com