Haradinaj i quan matrapazë banorët e Shipitullës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot priti në takim menaxhmentin e KEK-ut.

Haradinaj i ka quajtur matrapazë banorët e Shipitullës dhe Hades.

“Ekziston një network i matrapazëve, janë matrapazë disa që në këtë gjendje, situatën e zhvendosjes, krizën energjetike dhe urgjencën për me u zhvendosë po dojnë më shfrytëzu me plaqkitë në mënyrë të paskrupullt buxhetin e shtetit edhe me dëmtu në përgjithësi situatën energjetike”.

“Sot i kam thirr me u tregu që kur kalon afati koha ligjor i këtij vendimi hynë në fuqi ligji. Oferta që pason pas këtij afati nuk është kjo gjeneroja por një tjetër  në bazë të ligjit për shpronësim”, tha Haradinaj.