“Drejtësia në publik”

Haradinaj reagon rreth dosjeve për Gjykatën Speciale

Haradinaj reagon rreth dosjeve për Gjykatën Speciale

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj diskutimit publik e mediatik për dosjet që kanë të bëjnë me krimet e supozuara nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se fillimisht ndjehet i shqetësuar për ketë “spektakël dashakeq të dosjeve”, siç e ka quajtur ai, dhe nga ana tjetër “diskutimi në mënyrë të tillë në media dhe publik për një këtë çështje nuk i ndihmojnë as Kosovës dhe as drejtësisë”, ka shtuar Haradinaj.

“Me shumë shqetësim po ndjek spektaklin dashakeq të Dosjeve – që po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë!

Zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, që po ushqejnë debatin mediatik, nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare”.

Tuje Haradinaj ka vazhduar duke thënë se “kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë e gjykatave, duhet menjëherë t’ia dorëzojë institucioneve përgjegjëse, e jo të ushqejë vazhdimin e spektakleve mediatike që dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë”.

Haradinaj e ka përmbyllur kumtesën e tij, duke shtuar se Kosova ka qenë viktimë përballë agresorit dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë./Insajderi.com