Haradinaj: Refuzimi i Kurtit për takimin e 11 majit është i drejtë

Haradinaj: Refuzimi i Kurtit për takimin e 11 majit është i drejtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pajtuar me veprimin e kryeministrit Albin Kurti, sa i përket refuzimit të takimit të 11 majit për dialogun Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Sipas Haradinajt refuzimi që bëri Kurti sa i përket nisjes së bisedimeve, është i drejtë.

Ai tha se ky takim është caktuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq pa u konsultuar me palën kosovare.

“Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës. Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Insajderi.com