Haradinaj refuzoi ftesën e Kurtit – deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet

Haradinaj refuzoi ftesën e Kurtit – deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar letrën e sotme të ish-kryeministrit Haradinaj, përmes të cilës kreu i AAK’së tregoi se nuk do t’i shkojë Albin Kurtit në takimin e së hënës për diskutuar rreth luftës ndaj pandemisë COVID-19.

Abrashi thotë se letra e Haradinajt ishte shkruar më shumë si një përgjigje për presidentin e vendit, Hashim Thaçi, duke potencuar qysh në fillim të shkrimit se Haradinaj ka përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Këtë e ai e thotë qysh në fillim të letrës se kushedi ndoshta Presidenti Thaçi nuk ka durim a vëmendje ta lexojë këtë letër deri në fund”, ka shkruar Abrashi.