Haradinaj refuzon të marrë pjesë në seancë si shenjë proteste për trajtimin nga Specialja

Haradinaj refuzon të marrë pjesë në seancë si shenjë proteste për trajtimin nga Specialja

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka refuzuar që marrë pjesë në seancës e sotme (e premte) të Gjykatës Speciale, ku do të duhej të deklarohej për fajësinë apo pafajësinë e tij, njofton Insajderi.

Avokati i tij tha se Haradinaj nuk dëshiron të marrë si shenjë proteste për mënyrën se si është trajtuar.

“Nuk dëshiron të marrë pjesë, mbi bazën e protestës për mënyrën si është trajtuar dhe që të bëhet një deklarim pafajësimi në emër të tij. Ai më ka thënë mua që të marrë pjesë në këtë seancë”, është shprehur mbrojtja e Haradinajt para gjykatësit.

Këtë veprim të Nasim Haradinajt e mirëpriti gjykatësi i procedurës, ndërsa shtoi se e konsideron këtë refuzim të tij si mosvetdeklarim rreth fajësisë apo pafajësisë së tij./Insajderi.com