Haradinaj refuzon të shkojë me hetuesit e Speciales, e kërkon Policinë e Kosovës

Haradinaj refuzon të shkojë me hetuesit e Speciales, e kërkon Policinë e Kosovës

Nënkryetari i veteranëve të luftës Nasim Haradinaj ka refuzuar të shkojë me zyrtarë të Speciales që kanë ardhur për ta arrestuar, njofton Insajderi.

Ai ka kërkuar që ta marrin policia e Kosovës që pak minuta më vonë kanë dal në vend të ngjarjes.

“Nuk shkoj me ta, vetëm me policinë e Kosovës”, tha Haradinaj për Expressin.

Ai tha se nuk ka urdhër për arrest.

Qytetarë të shumtë kanë dal në vendin e ngjarjes, derisa, të njëjtin e kanë përcjellë me duartrokitje./Insajderi.com