Haradinaj: Rexhep Selimi e Rrustem Mustafa kanë këndu në Gjykatë Speciale

Haradinaj: Rexhep Selimi e Rrustem Mustafa kanë këndu në Gjykatë Speciale

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje pasi u ftua nga Gjykata Speciale, ka folur për intervistimin e tij nga Gjykata Speciale.

Haradinaj është mbrojtur në heshtje dhe për këtë ishte kritikuar nga deputetë të opozitës në Kosovës.

Njëri nga kritikuesit ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Por kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në Pressing se edhe vetë deputeti Selimi është intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Rexhep Selimi ka këndu para prokurorisë, këtë e ka bë edhe Rrustem Mustafa. S’ka kurgjë të keqe kjo”, ka thënë Haradinaj, duke aluduar se deputeti Selimi ka rrëfyer, është përgjigjur dhe nuk është mbrojtur në heshtje./ Insajderi.com