Haradinaj: Së shpejti do të kemi planin ekonomik që përfshinë “Fondin e Mbijetesës”

Haradinaj: Së shpejti do të kemi planin ekonomik që përfshinë “Fondin e Mbijetesës”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se së shpejti partia që ai drejton do të dal me një plan ekonomik për periudhën 2021-205.

Ky plan në përmbajtje e ka “Fondin e Mbijetesës”, që sipas Haradinajt e ka vlerën 1 miliardë për vitin 2021.

“Ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

AAK ka deklaruar se do të garojë e vetme në zgjedhje dhe listës do t’i pri kandidati për president që është Ramush Haradinaj. /Insajderi.com