Haradinaj: Së shpejti kemi Fondin e Mbijetesës Ekonomike me 1 miliardë euro vlerë

Haradinaj: Së shpejti kemi Fondin e Mbijetesës Ekonomike me 1 miliardë euro vlerë

Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të publikojë programin ekonomik 2021-2025, në kuadër të së cilit do të prezantohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, njofton Insajderi.

Madje, ai thotë se ky fond do të ketë vlerë mbi një miliardë euro për vitin 2021.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera.

“Ne jemi ndryshimi i sigurt”, ka shkruar tutje ai. /Insajderi.com