Haradinaj sfidon vetën, katër orë ngjitje në bjeshkë

Haradinaj sfidon vetën, katër orë ngjitje në bjeshkë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sfiduar motin e keq duke u ngjitur në lartësinë e majës së Bisrës.

Në një video të publikuar në Facebook, Haradinaj tha se “kanë bërë dy orë rrugë në ngjitje dhe do të vazhdojnë edhe për dy orë të tjera”.

“Jemi duke u ngjit majën e Bisrës, kemi filluar nga Prevalla dhe deri tani kemi bërë dy orë ngjitje, do të vazhdojmë tutje edhe për dy orë të tjera. Moti nuk është i mirë, por jemi duke u kënaq”.

Dy herë ish-kryeministri i Kosovës, ka publikuar vazhdimisht fotografi & video, nga maje të larta në vend. /Insajderi.com