Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka refuzuar të rritë pagat për shërbyesit. Sipas Haradinajt shërbyesit civil duhet të punojnë më shumë që t’iu rritet paga.
Ai ka thënë se edhe ngritja e pagës që i ka bërë vetit nuk ia ka bërë në ditën e parë por pasi që ka punuar, shkruan Insajderi.
“Nëse janë diskriminua qe unë po e uli, por nëse e kanë pse e ka ngrit njëri, duhet me i grah pak ma ndryshe se po i dëgjojë do letra të hapura”, ka thënë Haradinaj.
“Po hajde ta tregojnë punën unë se ngrita ditën e para i dhashë punës i shtina në detyrë me punua i graha pak, kam mbërri diku, dikush mundet me thanë se shpejt ke mbërri, po shpejt po hajde t’i grahim punës se ngritën krejt pagat”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për rtv 21.
Haradinaj më tej ka insistuar se pagat nuk janë të vogla duke thënë se dikush me 4 apo 5 orë punë paguhet me 500 euro në muajt.
“Shiko nuk janë pagat edhe aq të vogla se dikush shkon 4 apo 5 orë në punë dhe i merr 500 euro dhe nuk janë të gjitha të vogla”, ka thënë Haradinaj.