Haradinaj shkarkon komisionin e Murat Mehës për demarkacionin, emëron Bulliqin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Në të njëjtën kohë, Haradinaj e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Bulliqi është shprehur i gatshëm për këtë detyrë.

“Jam i gatshëm për detyra shtetërore dhe interes të vendit”, ka thënë Bulliqi për portalin “Indeksonline”.

Haradinaj të shtunën është votuar për kryeministër të Kosovës, ndërsa menjëherë sot ka thirrur mbledhje të qeverisë me të pranuar dorëzimin e postit nga Isa Mustafa. /Insajderi.com