Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës ka bërë publike emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan SHQIP.com
Përmes një konference për shtyp, lideri i partisë, Ramush Haradinaj, ka biseduar më shumë rreth kandidaturave të AAK-së dhe programin qeverisës.
“Programi qeverisë që ka një fjalë me qytetarin, i hartuar nga vetë kryetaret e komunave dhe si e tillë është i mëshiruar me qytetarët dhe komunën përkatëse”, ka thënë ai.
Në këtë konferencë, ka folur edhe Besnik Tahiri, kandidat për kryetar në Komunën e Podujevës, ku ka thënë se 17 tetori do të jetë ditë festive.
Më poshtë keni listën e kandidatëve nga radhët e AAK-së për zgjedhjet e 17 tetorit:
Daut Haradinaj- Prishtinë
Rrustem Berisha- Pejë
Ardian Gjini- Gjakovë
Besnik Tahiri- Podujevë
Bekë Berisha- Istog
Bashkim Ramosaj- Deçan
Agron Kuçi- Junik
Ali Krasniqi- Obiliq
Bali Muharremaj- Suharekë
Faton Jakupi- Kamenicë
Mensut Ademi- Vushtrri
Smajl Latifi- Rahovec
Zenun Elezaj- Klinë
Nazim Gagica- Gjilan
Arben Halili- Ferizaj./Insajderi.com