
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci.
Një autobus me 69 pasagjerë që po vinte në Prishtinë nga Frankfurti u aksidentua rreth orës 06:20.
10 persona kanë vdekur e 15 të tjerë janë lënduar, raporton Insajderi.
“Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndërsa, Daut Haradinaj, ka kërkuar që të shpallet ditë zie.
Për këtë trgjedi kanë reaguar krerët institucionalë në Kosovë e Kroaci. /Insajderi.com