Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Art Kurtit

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Art Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen Art Kurtit, ish-aktorit të ‘O sa mirë’ dhe këshilltarit të kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit.

“Me dhembje mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të artistit, mikut dhe kolegut tonë, Art Kurti. Familjes Kurti dhe të afërmve, ngushëllimet më të thella për këtë humbje kaq të madhe e të papritur!. U prehsh në paqe, Art”, ka shkruar Haradinaj llogarinë e ti në Facebook.

Kurti dyshohet se ka bërë vetëvrasje gjatë ditës së sotme, ai është gjetur u vdekur në një veturë./Insajderi.com