Haradinaj i bindur: Nëse merremi vesh për këtë punë, e marrim njohjen nga Serbia

Haradinaj i bindur: Nëse merremi vesh për këtë punë, e marrim njohjen nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të kërkohet një deklaratë e përbashkët nga udhëheqësit e Kosovës që nuk duhet të ketë anulim të taksës përpara njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Nëse bëhet kjo, atëherë sipas Haradinajt Serbia do ta njoh Kosovën.

“Nëse e bëjmë, ju siguroj se do ta marrim njohjen. Ne kemi një kusht për njohje nga Serbia. Nuk do të ketë konflikte të ngrira gjatë gjithë jetës apo ndonjë lufte të mundshme”, deklaroi Haradinaj mbrëmë në Rubikon të KTV-së.

Sipas kryeministrit, Serbia po bën gjithçka për ta dobësuar Kosovën, ndërsa udhëheqësit e Kosovës po e bëjnë të njëjtën gjë për veten e tyre.