Haradinaj: Shqiptarët kanë treguar historikisht kujdes për hebrenjtë

Haradinaj: Shqiptarët kanë treguar historikisht kujdes për hebrenjtë

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoves, Daut Haradinaj, ka folur për miqësinë mes shqiptarëve dhe hebrenjve, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka paraqitur një foto me varret e hebrenjve të vdekur gjatë luftës së Dytë Botërore.

Lidhur me këtë Haradinaj ka thënë se kjo është dëshmi që përpos në të kaluarën që janë kujdesur shqiptarët për hebrenjtë, ruajtja e këtyre varre dëshmon se një miqësi dhe e tillë vazhdon edhe sot.

Në fund ai ka shtuar se njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Izraelit vetëm se e forcon miqësinë shqiptaro – hebraike të kultivuar gjatë historisë./Insajderi.com