Haradinaj: Si president do t’i kryej punët pa e pyetur Serbinë

Haradinaj: Si president do t’i kryej punët pa e pyetur Serbinë

Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij do të punojë pa i përfillur kërkesat e Serbisë, njofton Insajderi.

Sipas tij, vota për AAK-në do të thotë anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Jam shumë krenar me këtë listë që kam bashkudhëtuar. Për dy ditë merret vendimi me votë, qytetarët do të vendosin. Këto zgjedhje janë referendum për dy tema me rëndësishme. E para është statusi ynë ndërkombëtar. Të finalizohet anëtarësimi në BE e të jemi anëtar i NATO-së. Këtë të diel vendosim se a kemi me prit edhe 20 vjet apo jo.

Nëse votohet 135 Aleanca votohem unë për president vendi që do t’i kryej punët e Kosovës duke mos e përfillur Serbinë. Kosova do të ec para sepse nëse në vitin 2025 nuk jemi anëtar NATO e BE unë do të punojë që bashkë të vendosim për union me Shqipërinë. Nëse Vuçiq frikësohet nga kjo le ta njohë Kosovën që të jetojmë në paqe”, u shpreh Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se do ta mbrojë territorin e vendit, duke e forcuar Kosovën./Insajderi.com