Haradinaj: Si president prioritet do ta kem anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haradinaj: Si president prioritet do ta kem anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kreu i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse do të vijë në krye të postit të presidentit, prioritet do të ketë anëtarësimin e Kosovës në NATO, transmeton Insajderi.

”Siguria e para. Ecja përpara në paramentrat e sigurisë. Për anëtarësim të Kosovës në NATO. Me kontribuar për sigurinë në rajon, për ta garantuar sigurinë e përjetshme të Kosovës. Janë sfida të tjera të Kosovës që e ka me Specialen, respektimi i Kosovës së 17 shkurtit. Respektimi i ekonomisë. Tek siguria është kryesisht prioritet NATO-ja. Prioritet e kemi anëtarësimin në NATO”, është shprehur Haradinaj për RTK.

”Edhe nëse angazhojmë ushtrinë tonë duhet të përballemi. Nuk mendoj që të shkohet në shërbim të rregullt ushtarak. Por unë mendoj të shkojmë në sistemin e mbrojtjes popullore. Ushtrinë me e forcuar, dhe mbrojtjen popullore ta bëjmë shtresën e moshës madhore për mbrojtje. Me i aftësu si me u sjellë në rast rreziku”, ka thënë ai.

Tutje Haradinaj theksoi se në këtë mënyrë synon bindjen e aleatëve të tjerë të NATO-së për ta pranuar Kosovën.

”Një prej arsyeve që kam shpreh gatishmërinë të marr përgjegjësinë e presidentit në vend ka të bëjë pikërisht me fushën e sigurisë, me ecjen nga ku jemi sot, me përdorë atë përvojën e ecjes deri ku jemi sot. Nga marrja e vendimit për ushtrinë dhe deri në votimin në parlament”.

”Ne duhet ta fillojmë punën qysh tani. Dhe tani në këtë rast, presidenti i vendit mund ta ndihmojë shumë vendin në planin e sigurisë. Përderisa qeveria dhe qeverisja fokusohet në menaxhim të brendshëm në qeverisje, atëherë presidenti kish me shfrytëzu kohën në ecjen drejt NATO-s. Sepse ne duhet t’i bindim”.

”Ne kur kemi krijuar ushtrinë, kemi bindur Amerikën dhe disa vende aleate por jo të gjitha. Disa anëtarë të NATO-s, kanë mbetur skeptikë, disa se kanë njohur Kosovën ende. Por tash është pjesa me i bind edhe skeptikët, por duhet shkuar me kujdes, nuk bënë me ia tepru me ndonjë vendim me i nxjer para aktit të kryer, sepse ata kanë të drejtën e vetos”, tha ai. /Insajderi.com